Bernard Berisha është bërë me veturë të re, pasi që presidenti i Çeçenisë, Ramazan Kadirov e ka shpërblyer atë, pas golit të shënuar kundër FC Tambov në Premierligën e Rusisë.
Ramazan Kadirov e ka shpërblyer lojtarin e Kosovës, Bernard Berishën pasi që shënoi gol për Groznyn në minutën e fundit të ndeshjes për ta barazuar rezultatin.
Bernardi nuk startoi në këtë takim, por u inkuadrua në lojë në minutën e 54-t të ndeshjes.
Akhmat Grozny ishte duke humbur me rezultat 1:0 si vendas kundër FC Tambov por këtë epërsi e shkriu Bernardi duke shënuar gol në minutën e 90-të.
Përveç veturës, tashmë anësori kosovar ka fituar një vend edhe në formacionin e javës në Rusi.
Ai është përfshirë në formacionin e javës të kampionatit rus, derisa është vlerësuar me notën 7.9 për paraqitjen e tij.