BallinaLajmeSituatë alarmante në malet e këtij qyteti të Kosovës, aktivizohet ushtria për...

Situatë alarmante në malet e këtij qyteti të Kosovës, aktivizohet ushtria për shuarjen e zjarreve

Të ngjajshme

Arrestohet i mituri në Drenas për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë...

“Po e zgjedhim sot karate” – mesazhi i deputetit të VV-së gjatë seancës për Presidentin ngjall reagime

Deputetu i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi është fotografuar gjatë...

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Për të pestën ditë, pyjet e Gjakovës në brezin kufitar me Shqipërinë po vazhdojnë të digjen. Përkundër reagimit komunal, punën zjarrfikësve po ia vështirëson edhe terreni i papërshtatshëm. Për të ndihmuar shuarjen, është aktivizuar edhe ushtria.

Qindra hektarë me pyje janë përfshirë nga zjarri në brezin kufitar me Shqipërinë, e që janë në territorin e Komunës së Gjakovës.

Edhe pas 5 ditësh zjarri vazhdon, duke bërë që qytetarët e këtij rajoni të shqetësohen nga rreziku i shtrirjes edhe në pjesët tjera të pa përfshira.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjakovës, Luan Dinaj,  ka thënë se në shuarje të zjarrit janë vënë zjarrfikësit e Gjakovës.

“Përkundër faktit që drejtoria jonë i ka shtjerrë të gjitha mundësitë me kapacitetet tona, kemi bërë kërkesë edhe në institucionet tjera për të na dalë në ndihmë për shkak të zjarreve”, thotë për RTV Dukagjinin, Luan Dinaj.

Për gjendjen shqetësuese në këtë rajon ka treguar edhe Nexhat Thaçi, komandant i Njësitit të zjarrfikësve të Gjakovës, i cili ishte detyruar të kërkojë ndihmën e njësiteve simotra në Junik, Rahovec dhe Prizren.

Për gjendjen e krijuar atje ka reaguar kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpërthimi i këtyre zjarreve është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe.

“Shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe. Jam në kontakt me kryetarin e Gjakovës dhe nga afër po e përcjellim gjendjen e krijuar. Janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës. Po ashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar”, ka shkruar Haradinaj.

Shuarjen e zjarrit po e pengon edhe terreni malor që është i papërshtatshëm për depërtimin e zjarrfikësve.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz