back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëRajoni i Mitrovicës/ Fillon së implementuari plani operativ ‘Siguria në shkolla’

Rajoni i Mitrovicës/ Fillon së implementuari plani operativ ‘Siguria në shkolla’

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/20, fillon së implementuari plani operativ ‘Siguria në shkolla’, plan ky që ka për qëllim ofrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve, si në hapësirat shkollore ashtu edhe në rrugët e trafikut rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillim të implementimit të këtij plani operativ.

Duke pasur parasysh se brenda planit operativ policor fazat e veprimit janë të njëpasnjëshme për qasje proaktive në fushën e ofrimit të sigurisë, kështu për fazën fillestare Njësia e Trafikut Rrugor në nivel të rajonit të Mitrovicës ka përgatitur planin e veprimit, që ka për qëllim ofrimin e sigurisë në rrugët afër dhe përgjatë shkollave, ndërsa në prioritet janë vënë disa nga shkollat fillore, shkolla këto të cilat kanë qasje të drejtpërdrejtë në rrugët nacionale, magjistrale dhe rajonale.

Njësitë policore të trafikut rrugor në zonat afër këtyre shkollave do të shtojnë masat e sigurisë, ku në fokus do të kenë intervalet kohore të ardhje – vajtjes së nxënësve të klasave të para, ku pjesëmarrja e tyre në rrugët e trafikut rrugor është për herë të parë.

Bashkë me njësitë e trafikut rrugor brenda planit operativ, për angazhime operative policore janë përgatitur edhe stacionet policore, ku sipas planit që nga sot nëpër shkolla fillore dhe të mesme angazhohen zyrtarë policorë, përfshirë edhe zyrtarë policorë në rroba civile.

Gjithë qasja policore për ofrim të sigurisë në objektet edukativo-arsimore do të vazhdojë në bashkërendim me autoritete edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorive komunale të arsimit, të drejtorive të shkollave.

Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, duke respektuar rregullat e trafikut rrugor, “Kujdes në zonat dhe objektet e shënjuara ‘shkolla’. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz