Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeDeri dje bashkë, tani AAK e shanë PSD-në për mospunë

Deri dje bashkë, tani AAK e shanë PSD-në për mospunë

Të ngjajshme

Këto janë 8 golat që i mori Malisheva në Europë nga Vikingur

Malisheva e ka pësuar humbjen më të rëndë në...

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Deputeti i legjislaturës së kaluar në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha, ka vizituar lagjen e Prishtinës “Kodra e Trimave”, aty ka vërejtur një pjesë të shkatërruar e të mbushur me mbeturina. Berisha, këtë problem e ka publikuar në Facebook, ku i bën thirrje Komunës së Prishtinës për ta rregulluar.

Në videon e publikuar në Facebook, Bekë Berisha thotë: “Lutje Komunës së Prishtinës, apo qeverisë, le të vijnë të ndërmarrin diçka, qytetarët janë të lodhur me vite nuk ka ndodh asgjë”.

Berisha i bën lutje komunës së Prishtinës për të investuar në këtë pjesë por “harron” që edhe AAK qeverisë kryeqytetin bashkë me PSD-në.

Anipse PSD është në kolaicion me AAK-në në komunën e Prishtinës, Berisha nuk e përmend këtë fakt. Më tej ai i bën thirrje edhe Qeverisë së ardhshme të Kosovës të ndërhyjnë në këtë pjesë për ta rregulluar, por “harron” që Qeveria “Haradinaj” ishte në pushtet që nga viti 2017.

“Kjo pamje nuk është as në Paskistan, as në Indi, është lagje e Prishtinës.  Rruga “Xhavit Berisha”, që vjen prej Vranjecvit, kerkush nuk u marrë me të, rruga është e pashtruar, pa ujë të pijshëm, pa ndriçim”, thekson Berisha në këtë video, transmeton Sinjali.

Ndryshe, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, shpesh herë ka publikuar fotografi nga aktivitetet e organizatës “Ta pastrojmë Kosovën”, por pavarësisht kësaj në Kosovë madje në kryeqytet ekzistojnë vende të mbushura me mbeturina.

Kujtojmë se partia e Ramush Haradinajt dhe ajo e Shpend Ahmetit kanë vendosur që të shkojnë në zgjedhjet e reja me një listë të përbahskët. Madje AAK dhe PSD kanë lidhur koalicionin e parë parazgjedhor këtë vit. /Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit