back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeSot fillon viti i ri shkollor

Sot fillon viti i ri shkollor

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Sot në të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës fillon viti i ri shkollor 2019/2020.

Institucionet kompetente të arsimit në Kosovë kanë se deklaruar se janë krijuar kushtet që më 2 shtator të fillojë viti i ri shkollor, 2019/2020.

Dita e parë mësimore për nxënësit dhe mësuesit është ditë feste dhe e rëndësishme posaqërisht për ata që për herë të parë regjistrohen nëpër shkolla.

Edhe gjatë këtij viti të gjitha tekstet mësimore do të jepen falas për nxënësit e shkollës fillore.

Por, edhe më 2 shtator, pavarësisht deklaratave të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Arsimit se mësimi do të fillojë pa ndonjë shqetësim të veçantë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar reagim nëse nuk zgjidhet problemi i mbylljes së disa shkollave në Komunën e Kamenicës.

Për shkak të këtij problemi, në këtë komunë, mësimi mund të mos fillojë më 2 shtator, por nëse Institucionet përgjegjëse nuk gjejnë zgjidhje sipas SBASHK mund të vihet në pikëpyetje mbarëvajtja e mësimit në gjithë Kosovën./Gazeta Blic

Lexo poashtu: Arsimtarët në grevë, të hënën s’ka mësim

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz