back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeHipokrizia e Vjosa Osmani: Flet për “shtetin e kapur”, por burrin e...

Hipokrizia e Vjosa Osmani: Flet për “shtetin e kapur”, por burrin e ka në MPJ dhe motrën në ATK

Të ngjajshme

Lufta në Ukrainë dhe konflikti në Gaza, Merz: Europa nuk po luan rolin e duhur në botë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur shqetësimin se Evropa...

Rrahmani: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona, humbëm gjithmonë topin e dytë

Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës...

Policia e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit të saj

Policia e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit të...

Hailey “çmend” rrjetin me fotot e fundit, duket më në formë se kurrë

Modelja dhe influencuesja e njohur, Hailey Bieber, ka ndezur...

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre. Vjosa Osmani, do ta ketë të vështirë të flasë për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Sepse ajo nuk është pa mëkate në këtë aspekt.

Osmani, e cila ka filluar të flasë për “kthimin e shpresës” dhe “shtetin e kapur”. Tashmë kur fushata paraelektorale ka filluar. Në realitet nuk ndryshon asgjë me politikanë tjerë që kanë shfrytëzuar fuqinë e tyre politike për përfitime personale, shkruan Periskopi. Opinioni publik ka filluar të kërkojë llogari për punësimet e familjarëve të saj në institucione publike. Bëhet fjalë për bashkëshortin e saj dhe motrën e saj.

Ministria e Jashtme dyshohet se ka graduar kundërligjshëm bashkëshortin e Vjosa Osmanit Prindon Sadriun. Të cili i është dhënë grada diplomatike ministër, si dhe i është dhënë mandati 4-vjeçar në Shkup. Ai është ngritur në detyrë nga Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, më 15 korrik të këtij viti. I cili e ka emëruar në këtë pozitë pa u dhënë rekomandimi nga Drejtori i Përgjithshëm në MPJ, Albert Prenkaj. Prenkaj i ka kërkuar Ministrit Pacolli që ta shqyrtojë vendimin për gradimin e Prindon Sadriut. Duke përmendur ligjet në fuqi për të cilat ai ka gjetur shkelje në vendimin për gradimin e bashkëshortit të Vjosa Osmanit.
Ai ka sqaruar se vendimi i takon vetëm Ministrit të Jashtëm. Por mbështetur vetëm në vlerësimin Drejtorit të Përgjithshëm, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast.

Rasti tjetër i nepotizmit që lidhet me Vjosa Osmanin është punësimi i motrës së saj. Iliona Osmani-Mrasori, si inspektore tatimore në Administratën Tatimore të Kosovës. Ajo është në mesin e 20 personave që janë punësuar në konkursin e fundit në ATK. I shpallur në mars të vitit 2019. Ajo ka nënshkruar kontratën tashmë dhe të hënën pritet t’ia fillojë punës. Për këto 20 vende pune kishin konkurruar afër 2.000 veta. Ndërsa në testin me shkrim ishin ftuar 512 kandidatë që i kishin plotësuar kushtet minimale të kërkuara në konkurs.

Në listën e kandidatëve të zgjedhur si inspektorë në ATK, motra e Vjosa Osmanit ishte renditur e 15-ta.

 

Vjosa Osmani i bën një ofertë ndryshe Albin Kurtit për koalicion

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz