back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeXhelal Sveçla: Kemi informata që LDK po negocion me AAK'në për t'u...

Xhelal Sveçla: Kemi informata që LDK po negocion me AAK’në për t’u bërë bashkë

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ka informata që Lidhja Demokratike e Kosovës është duke negociuar lidhur me mundësinë e arritjes së një koalicioni parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Sveçla nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka shkruar se po konfirmohet ajo që ka thënë Vetëvendosje, se pa politikë të qartë rruga përpara mjegullohet.

“Edhe kësaj here po konfirmohet ajo çfarë Lëvizja në vazhdimësi ka thënë. Pa politikë të qartë në interes e dobi të qytetarit e shoqërisë, rruga përpara mjegullohet e rrjedhimisht lehtë mund ta humbasësh. Siç edhe po na thojnë anëtarë të të dyja subjekteve, LDK-së dhe AAK-së, lidershipi i tyre tash po negocion që të ecin së bashku. Në fakt, do të ngecin së bashku”, ka thënë Sveçla.

Ai ka kujtuar zotimin e LDK-së së nuk do të takohen me subjektet tjera për negociuar koalicionin parazgjedhor.

“Mos të harrojmë që zyrtarët më të lartë të LDK-së u zotuan së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes se as nuk do të takohen me subjekte tjera për të negociuar koalicion parazgjedhor. Dihet kush shkeli fjalën”, ka shtuar ai.
Megjithatë, Sveçla ka thënë se pavarësisht të gjitha lojërave, qeveria e udhëhequr nga Kurti po vjen, pasi populli po deklarohet.

“Mirëpo pavarësisht të gjitha lojërave të kujdo, #qeveriaKurti po vjen, sepse populli po deklarohet, gjithandej Kosovës dhe në mërgatë”, theksoi ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz