back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaOpinioneDet në Turqi e det në Shqipëri, atje xixë e zhul tek...

Det në Turqi e det në Shqipëri, atje xixë e zhul tek ne!?

Të ngjajshme

Isak Neziri ndan 30 bursa dhe jetëson Fondacionin “Leotrim Ahmeti”

Skenderaj u mbush me emocione, dhimbje dhe krenari, teksa...

Tomiyasu prezantohet te Ajaxi

Ajaxi ka prezantuar blerjen e tyre të re. Bëhet fjalë...

“Po të çpojke e po ta shtike mrena”, për çka e ka fjalën Shkurta?

Shkurta dhe Fjolla kanë folur për ndërhyrjet estetike. Shkurta tha...

Sulmi me makinë në paradën e Liverpoolit, gjykata jep 21 vjet e 6 muaj për autorin

Sulmuesi në paradën e Liverpoolit, Paul Doyle, është dënuar...

E dashur kamariere turke, lekët m’i more që në fillim. Pagova një vit kursime për të ardhur këtu, përse më pyet sa herë më sheh: çfarë mund të të sjell?!

I dashur kuzhinier turk, lekët ia dhashë agjencisë në Shqipëri, i futët në xhep, përse më pyet me cilat perime e preferoj supën për tim bir?!

E dashur recepsioniste turke, e kisha ndarë mendjen të sillja fëmijët këtu këtë vit, përse më buzëqesh sa herë kaloj nëpër holl?!

I dashur portier turk, mbase dhe vitin tjetër do rikthehemi për të pushuar këtu, përse më përshëndet sa herë hyj e dal nga dera?

I dashur asistent turk për plazhin, andej nga vij unë, ka familje që nuk përballojnë dot as shtatë ditë pushime në Golem, ndaj nuk e vras mendjen edhe nëse ti nuk do m’i sillje peshqirët në çadër.

E dashur zonjë turke që dhomën ma kishe bërë të pastër dritë, edhe nëse nuk do kishte qenë e tillë, unë do t’i kisha kaluar edhe një rregullim vetë se ç’më gjeti, kështu që përse më pyet nëse është çdo gjë në rregull me dhomën?

I dashur det, det këtu e det tek ne. Përse tek ti xixë e zhul tek ne?!

I dashur turist suedez, amerikan dhe rus, ti njeri je, si ne, ç’ne që fëmijët e t’u luajnë pa kurrfarë paragjykimi dhe stereotipi me fëmijët e mi?!

“Se nuk jemi shqiptarë, e dashur zonjë!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz