BallinaKulturëIsaku mbyll sytë përgjithmonë, amaneti u plotësua nga Elvis Naçi

Isaku mbyll sytë përgjithmonë, amaneti u plotësua nga Elvis Naçi

Të ngjajshme

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike e Kosovës ka...

Ky është hajni që kreu disa vjedhje të rënda në Pejë

Policia e Kosovës sot njoftoi arrestimin e një të...

Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kushtetues

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejdukshëm, synon zgjedhjet në korrik

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim...

Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar...

E mbani mend Isakun nga Shkupi? Ai ishte një nga personazhet e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, i cili përloti këdo që mësoi historinë e tij të dhimbshme. Më dramatike ishte kur i kërkoi Elvis Naçit të kujdesej për jetimët kur të largohej nga kjo jetë, pasi vuante nga tumori.

Isaku sot mbylli sytë përgjithmonë. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Ilir Hoxholli, producenti ekzekutiv përshkroi vuajtjet e Isakut, babait të 3 fëmijëve, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, pa harruar të shprehë dhe dhimbjen e tij. Për shkak të pamundësisë ekonomike, Isaku e kishte të pamundur të blinte shtëpi. Ai u ndihmua nga emisioni ”Shqiptarët për shqiptarët”, të cilët i siguruan banesë atij dhe familjes së tij.

Postimi i Ilir Hoxhollit:
Lamtumire Isak!

Ju kam lene femijet amanet! Keto ishin fjalet e babait qe e ndjente se po largohej nga kjo bote. Me keto fjale i drejtohej Elvis Nacit, Isaku babai i tre femijeve. Sa dhimbje, te mos mendosh dot per veten ne ato caste, pasi mjeket ishin dorzuar, dhimbja qe te gerryente cdo dite trupin, dukej sikur i shtohej edhe shpirtit, kur pa shtepi, pa asnje mundesi, do te duhej te ikte nga kjo bote duke lene pas pamje Migjeniane te gruas dhe femijeve te endeshin rrugeve. Mbase jetimet nuk do t’i linte askush, por pyetja ngrihej a do te mundte Isaku t’i shikonte femijet e tij te kishin nje kulm mbi kry?

Kishte edhe ndonje koment qe Isaku nuk duket dhe aq keq, te tipit qe ben te “zgjuarin” pertej imagjinates. Sot Isaku u largua nga kjo bote, u largua vetem me dhimbjen e semundjes por jo te shpirtit per te mos i lene femijet rruges. Te qofte dheu i lehte, nje dite te gjithe do te udhetojme si ty dhe shpresojme qe Zoti te na meshiroje. Elvisi e kishte merak, qe t’i ta shikoje shtepinë e mrekullueshme qe ne kete bote. Sidriti edhe te takoi kur hyte ne shtepine e re. ‘Tani jam i qete, – the, le te udhetoje tashme shpirti yt i qete me amanetin qe shqiptaret ta kryen si bekim nga Zoti…

  • foto galeri

Ndërsa, faqja në “Facebook” e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka lënë këtë shënim: 
Të Zotit jemi dhe tek Zoti do të kthehemi!
Isaki nga Shkupi është ndarë nga jeta dhe ka udhëtuar drejt Krijuesit! Teksa ishte gjallë dhe mes nesh, fuqitë po e linin, sëmundja po e gërryente dhe shpresa po zbehej! Me zërin që i dridhej dhe me lotët qe rridhnin mblodhi ato pak forca që kishte dhe foli duke na lënë amanet fëmijët e tij! Të gjithë Shqiptaret janë të lumtur për një fakt se ja plotësuan amanetin e tij teksa ai ishte ende gjalle duke e pare me sytë e tij banesen e re për fëmijët e tij! Zoti të mëshirofte Isak, qofsh i Parajsës!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz