BallinaLajmeE konfirmon ministri serb- Prej taksës kemi pësuar dëme prej 260 milionë...

E konfirmon ministri serb- Prej taksës kemi pësuar dëme prej 260 milionë euro

Të ngjajshme

Vetëverbimi

Në mes te monumenteve që mishërojnë historinë dhe lavdinë...

Serbia ka pësuar dëme prej 260 milionë euro deri më tani nga rritja e taksave nga ana e shtetit të Kosovës mbi të gjitha produktet që prodhohen në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiç.

Shuma do të vazhdojë të rritet pasi që edhe kur të hiqet taksa, kompanive serbe do iu duhet kohë që të kthehen në tregun e Kosovës.

“Vendet tjera kanë zënë vendin tonë posa u erdhi rasti”, ka thënë Ljajiç.

Me datën 21 nëntor qeveria e Kosovës kishte rritur taksat mbi të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës në 100% nga 10% që e kishte vënë më herët atë muaj. Lëvizja ishte vënë për të mbrojtur sovranitetin e shtetit të Kosovës. Ajo u vë pasi që Serbia ndikoi në mospranimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare si Interpoli. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz