back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDonte të takohej me stjuardesën, serbi 65-vjeçar jep alarm të rremë për...

Donte të takohej me stjuardesën, serbi 65-vjeçar jep alarm të rremë për bombë

Të ngjajshme

Bllok gjithandej, bashkatdhetarët po presin deri në 14-orë në kufirin Hungari-Serbi

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat...

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare nga...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë,...

82-shi i PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Thaqi...
- Advertisement -

Një burrë 65-vjeçar nga Serbia ka thënë në gjykatë se e ka dhënë një alarm të rremë për bombë me qëllim që t’ia pamundësojë largimin nga shteti një stjuardese të kompanisë “Lufthansa”, duke shpresuar që ajo të pranojë të dalë në takim me të.

Njëqind e tridhjetë pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan nga fluturimi “LH 1411” nga Beogradi në Frankfurt. Aeroplani u largua nga pista në mënyrë që njësia speciale e policisë ta kontrollonte atë.

Një zëdhënës i prokurorisë njoftoi se prokurori ka kërkuar nga gjykata që ta mbajë këtë burrë në paraburgim për shkak se ai pritet të akuzohet për shkaktim të panikut dhe prishje të rendit publik.

Personi i dyshuar tha në gjykatë se ishte takuar me dy stjuardesa dhe se i kishte ftuar ato për darkë, por ato kishin refuzuar. Atij i pëlqeu shumë njëra prej tyre dhe pasi dështoi ta gjente hotelin ku po qëndronte stjuardesa, ai e bëri edhe një përpjekje për të qëndruar afër saj duke bërë një telefonatë dhe duke dhënë alarm të rremë për bombë në aeroplan.

Policia e gjeti prejardhjen e thirrjes dhe e arrestoi burrin një ditë më vonë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz