Fshati Turistik Llogora ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Llogora. Ajo ka një sipërfaqe prej 1.2 ha. Në brendësi të saj ndodhen 16 vila druri, hotel 4 katësh me pishinë të brendshme, Beer Club, Tavernë, Restorant, Bar, fushë basketbolli, sallë konferencash dhe dy salla të vogla të cilat mund të përdoren për festa të vogla familjare ose mbledhje, shkruan Gazeta Metro.
Në stinën e verës kur temperaturat janë të larta në qytetet e tjera të Shqipërisë, në Llogora temperatura gjatë ditës është 10 gradë Celcius më e ulët, ndërsa gjatë natës arrin 10-12 gradë Celcius. Kjo ju jep një freski gjatë gjithë ditës dhe një gjumë te ëmbël gjatë natës. Ndërsa në periudhën e dimrit Fshati Turistik Llogora mbulohet nga dëbora. Në brendësi të territorit shëtisin të lirë drerë dhe sorkadhe të cilët i bëjnë pushimet në këtë vend akoma më magjike.
Në raste festash, Fshati Turistik Llogora organizon mbrëmje argëtuese me muzike live, darka speciale dhe surpriza te tjera.
Fshati Turistik Llogora ofron mundësi argëtimi për të gjitha moshat, duke filluar që nga pishina, që ndodhet në brendësi të hotelit dhe është funksionale gjatë gjithë vitit, një fushe basketbolli, bilardo, ping-pong, table-soccer, mjetet e nevojshme për trecking (ecje në mal) etj.
Gjithashtu, sipas dëshirës, në dispozicionin të turistëve ka udhërrëfyes që shoqërojnë në zonat më të bukura të parkut kombëtar Llogora si: Pllaja e Jul Cezarit, Pisha Flamur, shpella të zonës, në Dukat etj.
Në Fshatin Turistik Llogora ndodhen tri salla konferencash me kapacitete përkatësisht 160, 30 dhe 20 persona, të cilat mund të përdoren për konferenca, seminare, trajnime, mbledhje biznesi, etj. Këto salla janë të pajisura me të gjitha sistemet bashkëkohore audio dhe vizive./gazetametro.net


