back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeReagon këshilltari i Kadri Veselit, që u shkarkua me vendim të shefit...

Reagon këshilltari i Kadri Veselit, që u shkarkua me vendim të shefit të tij

Të ngjajshme

Ymeri: Kurti i fitoi tri herë zgjedhjet, por nuk e plotësoi Kushtetuesen me gjyqtarë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për...

UEFA shkruan disa fjalë për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka shkruar disa fjalë...

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Njazi Kryeziu, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, thotë se e ka liruar pozitën e tij vetëm 30 minuta pasi shefi i tij tha se do të shkarkojë të gjithë zyrtarët nga radhët e PDK-së të cilët kanë aktakuza të ngritura.

Pak minuta pas deklaratës së Veselit se do të largojë nga detyra të emëruarit politikë, Kryeziu thotë se kjo ishte marrëveshje e të akuzuarve me kreun i partisë.

“Nuk është shkarkim, është marrëveshje që kemi pasur me Kadri Veseli që të gjithë zyrtarët me aktakuza dhe që janë të emëruar politikë të lirojnë pozitat për të dhënë një shembull”, ka thënë këshilltari i Veselit për T7.

Ndryshe, Kryeziu është në listën e 11 të akuzuarve të aferës Pronto, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz