back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeShtatë ministri 'djegin' gjysmë milioni euro derivate

Shtatë ministri ‘djegin’ gjysmë milioni euro derivate

Të ngjajshme

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Xhevdet Rexhepi merr mirënjohje nga Dhoma e Tregtësië në Shqipëri

Biznesmeni Xhevdet Rexhepi, pronar i rrjeteve të njohura Viva...

Ishte afër Real Madridit, Firmino tregon se pse dështoi marrëveshja: Dy herë i refuzova

Roberto Firmino u paraqit në një intervistë dhe zbuloi...

Gjysmë milioni euro derivate të naftës ka shpenzuar vitin e kaluar vetëm 1/3 e ministrive të Qeverisë së Kosovës. Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta “Zëri” del se një veturë ka shpenzuar mesatarisht 2200 euro derivate të naftës në vit, shkruan gazeta “Zëri”.

Vetëm shtatë ministri të Qeverisë së Kosovës kanë shpenzuar gjysmë milioni euro derivate të naftës dhe me shpenzime prin Ministria e Infrastrukturës.

Duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare gazeta “Zëri” ka kërkuar nga të gjitha ministritë e Qeverisë së Kosovës qasje në shpenzimet, të cilat i kanë bërë në derivate të naftës, por vetëm 1/3 e tyre ka pranuar t’i bëjë publike shpenzimet e tilla, përkatësisht vetëm shtatë ministri.

Ministria e Infrastrukturës gjatë vitit që lamë pas ka shpenzuar mbi 140 mijë euro derivate për automjetet zyrtare, përderisa Ministria e Bujqësisë 130 mijë euro. Kjo e fundit i ka 59 automjete zyrtare dhe sipas një kalkulimi të thjeshtë del se çdo veturë mesatarisht i ka shpenzuar mbi 2200 euro derivate në vit. Ndërsa Ministria e Infrastrukturës që i ka 110 automjete zyrtare, sipas një kalkulimi të thjeshtë del se çdo veturë i ka shpenzuar rreth 1300 euro derivate në vit. “Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit gjatë vitit 2018 ka pasur në dispozicion 110 automjete zyrtare. Gjatë vitit 2018 janë shpenzuar gjithsej 139.027 litra derivate të naftës”, kanë bërë të ditur për “Zërin” zyrtarë nga kjo Ministri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz