BallinaLajmeReagon MASHT, i quan shpifje pretendimet e Idrizit se u kërcënua nga...

Reagon MASHT, i quan shpifje pretendimet e Idrizit se u kërcënua nga Bytyqi

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqaron opinionin publik lidhur me shqetësimet e ngritura rreth pretendimeve të u.d drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, z. Ferit Idrizi.

MAShT sqaron opinionin publik se për shkak të sjelljeve të pahijshme të z. Idrizi, në takimin e mbajtur dje në zyrën e ministrit Bytyqi, ku prezentë kanë qenë edhe tre zyrtarë tjerë të MAShT, ministri ka qenë i detyruar për të kërkuar nga z. Idrizi që t’ia lirojë zyrën.

Të gjitha pretendimet e z. Idrizi, që sot kanë qarkulluar në opinion janë shpifje, si dhe çdo deklaratë e tij se kinse ministri ka kërkuar nga z. Idrizi të nënshkruaj ndonjë dokument që bie ndesh me ligjin nuk është e vërtetë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me shpifjet e u.d drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, z. Ferit Idrizi, menjëherë do të marrë masat e parapara konform legjislacionit në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz