Në oret e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident komunikacioni në fshatin Likoc të Skenderajt, ku një kamionetë është rrotulluar si pasojë e të reshurave të vazhdueshme të shiut, shkruan Drenica Press.
Sipas burimeve të portalit Drenica Press, përveç dëmeve materiale, pasagjerët që gjendeshin brenda kanë marrë lëndime, mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Likoc – Polluzhë./DRENICA PRESS/