back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeAmbasadori nuk e konfirmon “Po”-në e Gjermanisë për vizat

Ambasadori nuk e konfirmon “Po”-në e Gjermanisë për vizat

Të ngjajshme

Fisnik Asllani bëhet futbollisti më i vlefshëm i Kosovës

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani është bërë lojtari më...

Dalja nga AKK e komunave veriore, Krasniqi potencon shkeljet procedurale

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert...

Klinaku për rastin e Kurtit: Gjykata vendosi drejt, nuk kishte vepër penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hudhjen...

Arrestohet në Mal të Zi, 31-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për...

“Doku” merr përkrahje në fshatin e Ramush Haradinajt

Arbër Tolaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka konfirmuar se sa i përket çështjes së  liberalizonit të vizave të kosovarëve ka pasur bisedime në qeverinë gjermane.

“Kryeministri i Kosovës e ka pasur një takim me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, dhe ata në atë takim janë marrë vesh që detajet e tjera për këtë pajtim të cilin e kanë pasur për çështjen e liberalizimit të vizave, t’i diskutojnë në takimet bilaterale dhe përgatitjet për këtë takim janë në vazhdimësi”, ka thënë i dërguari i Berlinit në Kosovë kur është pyetur rreth “Po”-së së Gjermanisë për mbështetjen rreth liberalizimit, njofton Klan Kosova.

Ai këto deklarata i bëri me rastin e inaugurimit të restaurimit të Katedrales së Artanës, projekt ky i financuar nga Ambasada Gjermane.

Ndërkaq i pyetur rreth kundërmasave të paralajmëruara nga Beogradi për taksën e autoriteteve kosovare, Heldt është përgjigjur shkurt “Pyeteni Qeverinë në Beograd”, njofton Klan Kosova.

Haradinaj kishte deklaruar në një nga mbledhjet e Qeverisë se Gjermania është pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“E kemi “Po”-në e Merkelit për vizat”, është shprehur ai.

Këtë konfirmim, Haradinaj pati thënë se e kishte marrë nga qëndrimi në Berlin ku u mbajt samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shefi i Qeverisë mbështetjen e Gjermanisë për vizat e morri edhe gjatë një takimi që pati atje në fund të muajit prill me ministrin e Punëve të Brendshme të këtij vendi, Horst Seehofer, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz