Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm.
Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor, ndërsa Australia, sipas kuotimeve është pretendentja e dytë. Mirëpo në një sondazh LIVE që po realizohet prej 6 orësh nga portali zytar i Eurovizionit, Jonida Maliqi kryeson që do të thotë se sipas fansave është pretendentja për të fituar.


Le të shpresojmë!