Ish-asamblisti Nexhat Dedia është larguar nga partia ku qëndroi për disa vite.
Ai në një njoftim ka hedhur akuza ndaj disa njerëzve që, sipas tij, kanë bërë që ai të largohet.
Lexoni njoftimin e plotë:
Të nderuara struktura, simpatizantë te PDK-se dhe mbeshtetësit e mi
Duke analizuar situaten dhe injorancen nga disa individe te caktuar ne PDK, duke pare te rruges qe themeluesi dhe bashkeluftetari I Adem Jasharit: Alush Shala I cili ishte per mua embleme e pare e UCK-se dhe permes te cilit u inkuadrova ne radhet e UCK-se, une u detyrova qe prape te radhitem perkrahe Alush Shales I cili u largua nga ky subjekt politik,
Me lejoni qe t’ju falenderoj te gjithe ata qe me perkrahet gjate rrugetimit tim politik si asambleist ne dy mandate te fituara ne Asamblene Komunale ne Mitrovice si zeri juaj. Me keqardhje ju them se une qe nga sot nuk jam me pjese e PDK-se.
