BallinaRegjionaleMitrovicëIADK fton bletarët e Mitrovicës të aplikojnë për pajisje për bletari

IADK fton bletarët e Mitrovicës të aplikojnë për pajisje për bletari

Të ngjajshme

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri

Lutfi Haziri nga LDK-ja ka deklaruar se oferta për...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Kylie ndan foto të nxehta me koleksionin e çantave Hermès, kapin vlerën e miliona dollarëve

Kylie Jenner postoi një sërë fotosh provokuese në Instagram,...

Man City mposht Burnleyn dhe rrëzon Arsenalin nga vendi i parë

Manchester City është lideri i ri i Premierligës. Citizens triumfuan...

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), fton fermerët (bletarët) nga Komuna e Mitrovicës që të aplikojnë për përfitimin e mjeteve për bletari.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:

IADK është duke zbatuar projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” të financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe të bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës dhe përfituesi. Synimi i projektit është përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve në zonat rurale përmes krijimit të mundësive për rritje të prodhimit bujqësor. Në këtë aktivitet do të shpërndahen pajisje për bletari për 5 fermer nga Komuna e Mitrovicës.

Të drejtë aplikimi kanë:
• Fermerët nga Komuna e Mitrovicës.
• Fermerët që kanë moshë nga 20-45 vjeç dhe kanë fuçi punëtore të lirë për punë.
• Përparësi do të kenë fermerët e zonave rurale me gjendje më të dobët ekonomike.
• Përparësi kanë edhe femrat dhe minoritetet.
• Fermerët që nuk kanë përfituar grante apo subvencione për bletari nga MBPZHR , Komuna apo ndonjë donator tjetër.

Aplikacionet mund t’i merrni në zyrën e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën Mitrovicës, ose në e-mail adresën: [email protected], ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara duhet të bëhet deri më 20.05.2019, në zyrën e Drejtorin për Bujqësi, në Komunën e Mitrovicës apo direkt në zyrat e IADK-së në fshatin Sfarqak i Ulët nr.11, 42000 Vushtrri Republika e Kosovës .

Aplikacionet mund t’i merrni ne zyrat e IADK-së, dhe në Zyrën për Bujqësi në Komunën e Mitrovicës. /Gazeta Bujku

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz