BallinaLajmeA do të mbahet mësim të hënën nëpër shkollat e Kosovës? Vjen...

A do të mbahet mësim të hënën nëpër shkollat e Kosovës? Vjen sqarimi nga MASHT

Të ngjajshme

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, në mbrëmjen e së dielës, nëpërmjet së cilës ka mohuar se ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet mësim nëpër shkollat e Kosovës.

MASHT ka sqaruar “drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se, është i pavërtetë lajmi se nesër, e hënë (6 maj 2019) nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës”.

“Jozyrtarisht është lëshuar një njoftim kinse nesër nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës, duke përdorur logon e MAShT”, ka bërë të ditur MASHT.

“Ky lajm, i cili ka shkaktuar huti, është i pavërtetë. Pra, nesër, mësimi zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Kosovës”, thekson njoftimi.

“MAShT iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare për çdo gjë që ka të bëj me procesin mësimor dhe arsimin në përgjithësi”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz