back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeMitrovica dhe Skenderaj pa ujë, shkak borxhi 20 vjeçar i pjesës veriore

Mitrovica dhe Skenderaj pa ujë, shkak borxhi 20 vjeçar i pjesës veriore

Të ngjajshme

​Rritja e pagës minimale, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet...

Fustani e “tradhëton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision

Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur...

Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family”, në Prishtinë

Një person është lënduar, si pasojë e zjarrit që...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KRUM), ka njoftuar të gjithë konsumatorët e Mitrovicës, Skenderajt, si dhe veriut të Mitrovicës, se sot nga ora 11:00 është ndërprerë prodhimi me ujë në fabrikën e Shipolit në Mitrovicë.

Kjo pasi që, siç thuhet në njoftim, KESCO ka ndërprerë furnizmin me energji elektrike si pasojë e moskryerjes së obligimeve financiare nga KRUM.

Në një njoftim për media thuhet se pamundësia e KRU “Mitrovica”, për të kryer obligimet ndaj KESCO-s lidhet me borxhin e akumuluar të veriut të Mitrovicës i cili arrin mbi 13 milionë euro.

“Borxhin tash e njëzet vite nuk po merr përsipër askush për ta paguar, kurse ujësjellësi ende vazhdon ta furnizojë veriun me ujë të pijes pa asnjë kompensim financiar. KRU ‘Mitrovica’ ka informuar të gjitha organet relevante qeveritare në lidhje me këtë problem dhe derisa të gjendet një zgjidhje për këtë problem, qytetarët e Mitrovicës, Skenderajt dhe veriut të Mitrovicës do të mbesin pa ujë të pijes. Mbesim me shpresë se së shpejti të gjendet në zgjidhje për këtë çështje tepër të ndjeshëm si për ne ashtu edhe për konsumatorin tone”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz