back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeKonjufca: Aq do të rritet çmimi i rrymës saqë teshat kemi me...

Konjufca: Aq do të rritet çmimi i rrymës saqë teshat kemi me i la me duar, e jo me lavatriçe

Të ngjajshme

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kritikuar fort marrëveshjen që Kosova ka nënshkruar me Counter Global për “Kosovën e Re” – raporton Periskopi.

Konjufca ka thënë se me zbatimin e kësaj marrëveshje, do të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike aq shumë saqë rrobat do të lahen me duar, e jo në lavatriçe.

“Kanë me i la teshat në dorë se s;’kanë me pas me pagu rrymë për lavatriçe. S’kanë me guxu me shti makinën në rrymë. Njëjtë i ka ndodh Argjentinës e Afrikës së Jugut. S’e rrok kurrqysh, kanë më dal qytetarët me protestu. Kur po rritet energjia elektrike, po rriten krejt çmimet tjera. S’po e llogarit këtë kosto afatgjate. Krejt kontratë e njëjtë është nënshkruar në Afrikë të Jugut. Duhesh me pas kujdes qysh interpretohet kontrata se me ba me përfundu në Arbitrazhe qysh ka përfundu Zmobile me Telekomin. S’ki çka na fol për këtë marrëveshje, se ne duhet të paguajmë 20 milionë euro me këtë kontratë”, ka thënë Konjufca.

Ai i është kundërpërgjigjur edhe arsyetimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për kontratën me investitorin Counter Global për energjinë elektrike.

Haradinaj tha se më mirë të prodhohet energjia elektrike nga një investitor i huaj si Counter Global se sa të blihet nga Serbia.

Konjufca thotë se pajtohet me kryeministrin që duhet të prodhohet energjia elektrike në vend, e jo të blihet nga jashtë.

“Po e kuptojmë këtë strategji të kryeministrit, por unë po i them ka trokit në derë të hapur.  Ne pajtohemi që Kosova ka nevojë për prodhim të energjisë. Kurrkush nuk tha ndryshe, Ne po debatojmë si ta gjejmë mënyrën më të mirë si ta prodhojmë energjinë elektrike”, ka thënë Konjufca.

Mirëpo Konjufca thotë se Haradinaj ka zgjedhur rrugën më të keqe për të jetësuar projekte të prodhimit të energjisë brenda vendit, duke e angazhuar kompaninë Counter Globali.

Sipas zyrtarit të VV-së, më mirë të prodhohej energji me paratë e Qeverisë se sa të shtroheshin miliona euro asfalt.

“Ti e ke zgjedh një plan që ndikon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarit. E dinë shumë mirë ti që në tregun e botës një MegaËat kushton një milion euro. 450 kushtojnë 450 milionë euro. Pse Kosova paska për asfalt, e jo për energji elektrike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz