back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaSportE konfirmojnë në Turqi: Vedat Muriqi arrin marrëveshje me Fenerbahçen

E konfirmojnë në Turqi: Vedat Muriqi arrin marrëveshje me Fenerbahçen

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Nuk ka më dilema, një shqiptar do të jetë pjesë e një prej klubeve më të mëdha të Turqisë, Fenerbahçes. Ekipi turk ka arritur akordin parimisht me sulmuesin Vedat Muriqi.

Mediet turke e bëjnë të kryer një lajm të tillë dhe pas mbarimit të sezonit aktual lojtari i Rizesporit do të mbajë veshur fanellën e Fenerbahçes.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetar “Hurriyet”, e cila e cilëson si gjithçka të kryer. Gjiganti i sulmit ka bërë mjaft mirë këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 7 asist. Të mjaftueshme për të bindur klubin e Fenerbahçes për ta afruar. Muriqi është i 3 në listën e golashënuesve të kampionatit turk, pasi ka po aq gola sa Yilmaz dhe Rodallega. Përpara tij janë vetëm Cisse dhe Diagne.

24-vjeçari është shembull suksesi, pasi e ka nisur karrierën me Lirinë e Prizrenit dhe më pas kaloi te Teuta. Durrsakët e huazuan te Besa e më pas nga viti 2014 kaloi te skuadra e Giresunspor-it, për të kaluar te Genclerbirligu, ndërsa vitin e kaluar u transferua te Rizespor. Sezoni i ardhshëm duket se do t’i japë një tjetër spunto sulmuesit të Kosovës.

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz