back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeMoti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.04.2019.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.04.2019.)

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira paradite, kurse pasdite pritet të ketë zhvillim vranësirash me riga apo rrebeshe lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me vetëtima dhe bubullimë. Lokalisht do të ketë reshje të dendura.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër pritet të ketë mot mjaft jostabil dhe kohë pas kohe me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën si në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë moti jostabil. Do të kemi mot kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Do të ketë edhe periudha kohore pa reshje atmosferike. Vende-vende pritet të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot i ngjashëm në tërë rajonin pritet të mbajë edhe të dielën dhe të hënën, pra kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Vende-vende ka mundësi që të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz