Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka treguar se në fshatin e tij të lindjes, në Mushtisht të Suhrekës, janë mbyllur mbi 250 shtëpi, të cilët janë larguar nga Kosova, shkruan Gazeta Blic.
Selmanaj në debatin e Kuvendit, për ikjet nga Kosova, ka thënë se kjo po ndodh për shkak të të gjitha qeverive, që nga paslufta.
Ai shtoi se deklaratat skandaloze, sikur ajo e nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili pati thënë se “secili i ka nga dy-tre milionë euro”, ka bërë që të largohen qytetarët nga vendi.
“Paramendone se cfarë tha nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, në një emission televiziv: na secili I kemi nga dy tre milionë euro. Kemi njerëz të cilët i kanë bërë nga katër shtëpija në Marigona Residence. Në fshatim tim të lindjes në Mushtisht të Suharekës, 250 shtëpi janë mbyllur. Paramendojeni në vetëm një fshat të mbyllen kaq shumë shtëpi dhe të ikin nga vendi”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj gjithashtu ka thënë se nuk është e rëndësishme se në kohën e cilës qeveri ka pasur ikje më të shpeshta të qytetarëve.
Ai tha se e rëndësishme duhet të jetë angazhimi për ndalimin e zbrazjes së Kosovës.