back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci flet për zgjedhjet në PDK, tregon se a ka ambicie për...

Lladrovci flet për zgjedhjet në PDK, tregon se a ka ambicie për t’u zgjedhur në krye të Degës së PDK-së në Drenas

Të ngjajshme

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Po vazhdojnë zgjedhjet e brendshme në PDK.

Së shpejti do të nisin edhe në Drenas, ngase në Skenderaj, ato kanë filluar javë më parë.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ai nuk ka ambicie për t’u zgjedhur në krye të Degës së PDK-së në Drenas, kurse garuesve ju ka uruar sukses.

Për më tepër lexojeni postimin e plotë të Ramiz Lladrovcit:

Sonte përfunduan takimet njoftuese për procesin e brendshëm zgjedhor në të gjitha nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Drenasit.

Këto takime, ishin shumë të mira dhe me mobilizim të shtuar të qytetarëve, simpatizantëve, anëtarëve si dhe strukturave të PDK-së për këto zgjedhje, duke u bërë pjesë e platformës Dekada e Re dhe vizionit të liderit tonë, Kadri Veseli.

Ftoj qytetarët e Drenasit, aktivistët, simpatizantët dhe anëtarët e PDK-së, të bëhen pjesë e procesit zgjedhor, duke propozuar dhe duke qenë i propozuar, për strukturat lokale si dhe delegimin e anëtarëve më të përgatitur dhe më të devotshëm për kryesinë e Degës, Këshillin drejtues, si dhe delegatët për Konventë dhe përfaqësim në nivelin qendror.

Partia politike është bashkim i vullnetshëm i qytetarëve, konform programit dhe statutit të partisë, prandaj, secili anëtarë, e ka në dorë të drejtën për të propozuar dhe për të qenë i zgjedhur, duke mos njohur autoritet tjetër pos atij të votës së lirë.

Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët pa dallim profesioni apo gjinie, të bëhen pjesë e procesit, të zgjedhin më të mirët për përfaqësim, duke rikonfirmuar se vota është përcaktuesi kryesor i organizimit politik demokratik.

Deri më tani, disa herë e kam theksuar se nuk kam asnjë ambicie për zgjedhje në krye të Degës së PDK-së në Drenas. Gjithsesi, ftoj kandidatët të cilët kanë ambicie dhe pretendojnë se kanë vlera dhe kapacitet për ta udhëhequr degën e PDK-së në Drenas, të zhvillojnë garë fer dhe transparente, në veçanti inkurajoj të rinjtë që të jenë pjesë e këtij procesi.

Ftoj secilin aktivist të PDK-së, të bëhet pjesë e avancimit të organizimit politik të degës së PDK-së në Drenas, duke qenë gjithëpërfshirës, me kuptim për demokracinë e brendshme dhe reflektim pozitiv për pushtetin lokal dhe qendror, duke zgjedhur më meritorët në krye të nëndegëve si dhe organizimin në degë dhe nivelin qendror, si bastion i fitoreve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, gjithmonë ka bashkuar qytetarët, vlerat dhe sukseset në favor të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, me besim, zhvillim dhe integrim!

Urime dhe suksese për kandidatët për zgjedhjet e brendshme në degën e PDK-së në Drenas, dalshim faqebardhë!

Të Fundit

Sport

ShowBiz