BallinaLajmeNë rrugë deri në zgjedhje

Në rrugë deri në zgjedhje

Të ngjajshme

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Kërkohet përjashtimi i Southamptonit, spiunoi kundërshtarin

Skuadra e Middlesbrough ka kërkuar përjashtimin e Southamptonit nga...

KQZ-ja certifikon 902 kandidatë për deputetë

KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për...

KQZ merr vendim, kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

KQZ certifikon listën me deputetë të “Srpska Lista”

KQZ ka certifikuar listën me deputetë të Listës Serbe...

Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron organizim të protestave në të gjithë vendin, duke synuar rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. LDK-ja nuk po e përkrah këtë iniciativë, përpos disa deputetëve të pavarur.

Tash kur ka kaluar një vit e gjysmë prejse është formuar Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të paralajmërojë protesta për rrëzimin e saj. Ndonëse nuk kanë dhënë ndonjë datë konkrete se kur mund të nisin këto protesta, zyrtarë të LVV-së janë shprehur të bindur se pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë tejet e madhe.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se protestat nuk do të bëhen shkas për rënien e Qeverisë aktuale, megjithëkëtë ata vlerësojnë se pas protestave, respektivisht kah vjeshta e këtij viti, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Pavarësisht kësaj zyrtarë të koalicionit qeverisës thonë se koalicioni qeverisës është duke i kryer punët si duhet, ndaj sipas tyre opozita nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje pa i siguruar 61 votat e nevojshme për votim të mocionit, shkruan Zëri.

Por nga LDK-ja mbeten të sigurt se brenda këtij viti do të arrihen votat e mjaftueshme për ta larguar qeverinë “Haradinaj”. Megjithëkëtë, drejtues të këtij subjekti kanë pohuar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga LVV-ja sado që nuk kanë përjashtuar mundësinë që ndonjë anëtar i këtij subjekti t’i bashkohet protestës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz