BallinaShqiptare2 të vdekur dhe 5 të lënduar nga djegia e banesës –...

2 të vdekur dhe 5 të lënduar nga djegia e banesës – dalin pamjet e para të tragjedisë në familjen e Petrit Ndojit

Të ngjajshme

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Një çift bashkëshortësh rreth 35 dhe 46 vjeç, kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, si pasojë e zjarrit në banesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03:45, në Shqipëri, në banesën e shtetasit Petrit Ndoj, 40 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen së bashku me gruan e tij, shtetasen Dava Ndoj, 35 vjeçe.

Ndërsa katër fëmijët e tyre, të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta. Ata kanë mundur që t’i shpëtojnë vdekjes sepse janë hedhur nga dritarja.

Mësohet se në katin e parë të banesës ka qenë edhe gjyshi i katër fëmijëve dhe ai ka mundur që të dalë në kohë nga banesa e përfshirë nga flakët. Gjendja e fëmijëve dhe të moshuarit është e mirë.

“Fëmijët dhe gjyshi i tyre kanë mundur të shpëtojnë pa pësuar djegie nga zjarri. Fëmijët janë të tronditur nga ana psikologjike, por nuk kanë pësuar asfiksi apo lëndime të tjera”, thanë burimet.

Mësohet se shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes.

Burime për Top Channel raportojnë se paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

”Dyshojmë për një shkëndijë elektrike. Viktimat mund të kenë ndezur ndonjë pajisje elektrike në dhomë. Gjithsesi kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht sepse hetimet nuk kanë mbaruar”, shtuan burimet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz