back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeE thotë edhe ambasadori i Britanisë: Nuk duhet të paguani veteranë të...

E thotë edhe ambasadori i Britanisë: Nuk duhet të paguani veteranë të rrejshëm

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se pajtohet plotësisht me mendimin e homologut të tij zviceran, Jean-Hubert Lebet, i cili tha se Kosova nuk duhet paguajë veteranë të rrejshëm dhe të merr financime nga Zvicra.

“Këtë krejt e dimë, nuk është që vetëm ne si miq të Kosovës, por e dinë edhe kosovarët. Për ne në Europë është e vështirë për të mbajtur përkrahjen me financa. Të varfër ka edhe te ne, edhe në Zvicër ka. Pse tatimpaguesit zviceranë në këtë rast të paguajnë për diçka që mund të financohet prej buxhetit të Kosovës, por që Kosova vetë ka vendosur që këtë buxhet ta përdorë për diçka tjetër”.

Ambasadori britanik në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka kritika ndaj UÇK-së, por ndaj qasjes së Kosovës ndaj veteranëve të rrejshëm.

“Nuk e kritikoj UÇK-në në këtë rast. Unë kam respekt sidomos për një njeri, Dervish Gashin, një ish-pjestar të UÇK-së,i cili shkoi në Angli dhe shpëtoi dhjetëra njerëz nga një sulm terrorist në Londër. Por duke folur për këtë rast të veteranëve, ne e dimë sikurse ju që e dini se ka pasë shumë mashtrime. UÇK-ja i ka treguar NATO-s se ka pasë 60 mijë trupa, si mund të ketë tani 60 mijë e më shumë? Mashtrime ka edhe te ne, por çka është thelbi se a hetohet ose jo. Edhe çka ka qenë shumë zhgënjyese është se krejt e kanë ditur por jo edhe kur dikush ka tentuar të bëjë diçka, p.sh Elez Blakaj, u kërcënua, nuk u mbrojt nga klasa politike dhe iku”.

“Kjo na tregon diçka shumë të rëndësishme për gatishmërinë e drejtësisë së Kosovës të ballafaqohet me këtë”.

O’Connell tha se ka ardhur koha që Kosova të kuptojë se durimi nuk është i pafund dhe të mos rrezikojë marrëdheniet me jashtë. Ai shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, por duhet pasur zhvillim në Kosovë dhe tha se këtë mund ta bëjnë vetë kosovarët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz