back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeRamushi ndahet me këto fjalë nga luftëtarja e UÇK’së që vdiq sot

Ramushi ndahet me këto fjalë nga luftëtarja e UÇK’së që vdiq sot

Të ngjajshme

Zanetti: Pa penalltinë e Liverpoolit, Interi sot do të ishte në 1/8-at

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar shortin e...

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lajmi për vdekjen e ish-ushtares së UÇK’së, Fetnete Ramosaj, e ka prekur edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, ka thënë se lajmi për vdekjen e saj është i rëndë.

“I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete. Ishe zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës. Zë i ndërgjegjes së popullit tonë. Krenar që të njoha, luftuam e punuam bashkë. Lamtumirë!”, ka shkruar Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Lajmin për vdekjen e Fetnete Ramosajt i pari e ka dhënë ish-zyrtari i AAK-së, Ernest Luma.

Ai kishte treguar se tashmë e ndjera gjatë kohës së luftës kishte ushtruar profesionin e gazetares dhe kishte qenë zëri i UÇK’së.

“Një jetë në shërbim të lirisë e atdheut. Aktiviste e hershme, gazetare, publiciste, reportere e luftës, luftëtare e lirisë, faktembledhëse e fakteruajtëse, arkiv që ecte i Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimitare tê Kosovës.Jetove pak, por bëre, lé e dhé shumë për Kosovën.Lamtumirë, mikja jonë e mirë, Fetnete Ramosaj! E palodhshmja dhe e pandalshmja e Kosovës, deri në frymën e fundit! “, kishte shkruar Luma./GazetaExpress./

Të Fundit

Sport

ShowBiz