BallinaLajmeJa sa para kishte grabitur vrasësi i të riut nga Rezalla e...

Ja sa para kishte grabitur vrasësi i të riut nga Rezalla e Skenderajt në kazinon afër Lipjanit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  Imer Beka, njofton opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Astrit Pacolli, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitja” si dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ekziston dyshimi i bazuar, se më 20.03.2019, rreth orës 18:26 minuta, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinon “Matrix”, i pandehuri Astrit Pacolli, me përdorimin e forcës, e ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, i  njëjti me armë zjarri (pistoletë), ka gjuajtur dy herë në drejtim të viktimës, me ç’ rast viktima (Florent Ahmetaj) nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i pandehuri nga viktima ka marrë shumën e parave në vlerë prej 2700€ dhe është larguar në drejtim të panjohur.

 

 

Pas angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokurori i Shtetit, kanë arritur të bëjnë identifikimin, zbulimin e vendndodhjes dhe arrestimin e të dyshuarit, më 03.04.2019.

Po ashtu, ju njoftojmë se, sot, më 05.04.2019, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca dëgjimore, për shqyrtimin e masës për caktimin e paraburgimit, të propozuar nga prokurori i çështjes, bazuar në dispozitat e  Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz