back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeNEWBRON së shpejti me pamje të re, kaq do t’i kushtojë bazamenti

NEWBRON së shpejti me pamje të re, kaq do t’i kushtojë bazamenti

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Monumenti NEWBORN, që është simbol i shtetit të Kosovës së shpejti do të ketë një ndryshim. Ky ndryshim do të bëhet me qëllim të ruajtës së tij dhe që të duket edhe më bukur. Këtij monumenti do t’i ndërtohet bazamenti.

Për këtë projekt, Komuna e Prishtinës, tashmë ka nënshkruar kontratë me kompaninë fituese të tenderit, N.T.SH. ” MEGRANT ING “.

E, ndërtimi i këtij bazamenti do të kushtojë mbi 14 mijë euro (14.347,08), derisa ishte parashikuar të kap shumën 23 mijë e 500 euro (23.532,74).

Granit Hyseni, nga kompania që do të realizojë projektin, N.T.SH. ” MEGRANT ING “, për Ndërtimi.info, ka treguar detaje të këtij projekti.

“Punimet do të fillojnë në momentin që zgjedhet organi mbikëqyrës, pasi ende nuk është zgjedhur. Punimet është paraparë të zgjasin 90 ditë. Vendi i ndërtimit të bazës do të jetë kjo ekzistuese, ndërsa baza do të jetë nga betoni dhe i shtruara nga materiali epoksit mbi të, do ta ketë edhe një ndriçim të mirë. Organi mbikëqyrës pritet që të përzgjidhet këtë javë”, ka thënë ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz