Në fund të marsit 2018, aviokompania
e pavarur gjermane, Germania, do të hapë një linjë të re midis Kopenhagen dhe Prishtinës.
Aeroplanët e gjelbërt me të bardhë do të fluturojnë mes dy qyteteve çdo të premte. Linja do të
operohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerin e saj të kahmotshëm, Air Prishtina, në fluturimet
për në Kosovë dhe anasjelltas.
"Ne jemi duke bashkëpunuar me Germania që nga viti 2012. Kemi filluar me linjat nga Prishtina
për në destinacionet si Düsseldorf, München dhe Basel-Mulhouse", thotë Leyla Ibrahimi,
Drejtoreshë Ekzekutive e Air Prishtina. "Linja jonë e re midis Prishtinës dhe Kopenhagen
nënvizon përpjekjet tona për të ngritur më tej një rrjet linjash që përshtatet me nevojat e klientëve
tanë."
"Bisedimet tona me Air Prishtina dhe Aeroportin e Kopenhagen për hapjen e një linje drejt
Prishtinës kanë filluar prej kohësh," komenton Claus Altenburg, drejtor i shitjes në aviokompaninë
Germania. "Ne u dakorduam që kjo pranverë do të ishte koha e përkryer për ta lansuar atë."
Germania së fundi ka bërë te ditur se do të lansoj fluturime midis Prishtinës dhe Parisit, të cilat
gjithashtu do të fillojnë në mars.
Përveç biletave me çmime të përballueshme si dhe nivelit të lartë të besueshmërisë dhe cilësisë,
Germania gjithashtu ofron një eksperiencë të këndshme udhëtimi: kabinat karakterizohen me ulëse
të rehatshme dhe ndriçim inovativ të ambientit. Për më tepër, çdo pasagjeri i lejohet bagazhi prej
20 kg dhe bagazh dore 6 kg.
Biletat nga Kopenhagen dhe Paris për në Prishtinë dhe anasjelltas janë në dispozicion duke filluar
nga vetëm 79 euro për një drejtim, dhe mund të rezervohen online në www.flygermania.com , ose
duke telefonuar +49 30 610 818 000 (tarifa standarde nga linjat telefonike fikse gjermane, tarifat e
telefonisë celulare mund të ndryshojnë) apo nëpërmjet një agjensioni turistik. Biletat për fluturimet
me Germania nga Prishtina për në Kopenhagen, Paris dhe destinacione të ndryshme mund të
rezervohen me Air Prishtina në www.airprishtina.com . Të gjitha çmimet e cituara përfshijnë të
gjitha taksat dhe tarifat.
