BallinaLajmeANP “Adem Jashari” realizon konkurs artistik për fëmijë

ANP “Adem Jashari” realizon konkurs artistik për fëmijë

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ANP “Adem Jashari” ka
organizuar konkursin për punimin më të mirë artistik, ku të drejtë pjesëmarrje kanë pasur të gjithë
fëmijët e moshave nga 6 deri në 11 vjet.
Nën ritmet e muzikës dhe performancës së grupeve argëtuese, fëmijët kanë pasur rastin të shpalosin
kreativitetin e tyre në ekspozitën me punime në hapësirat e ANP “Adem Jashari”. Ngjarja është
zbukuruar edhe më shumë me këngët dhe vjershat e recituara nga vogëlushët, të cilat kishin ardhur në
mënyre të organizuar së bashku me mësueset e tyre.
Me qëllim të përkrahjes dhe inkurajimit të fëmijëve për të zhvilluar kreativitetin e tyre artistik,
njëherit janë shpërblyer punimet me të mira dhe janë ndarë dhurata të ndryshme për fëmijët
pjesëmarrës.
Kompania Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” po
mbështet në vazhdimësi projektet e përgjegjshme ndaj shoqërisë. Përveç përfshirjes së tyre në ngjarje
të tilla, aeroporti tashmë për disa vite pranon në vizita grupe të fëmijëve të cilët kanë rastin të mësojnë
më shumë për aviacionin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz