back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeA do të bie Qeveria për shkak të taksës: Ky është qëndrimi...

A do të bie Qeveria për shkak të taksës: Ky është qëndrimi i Kadri Veselit!

Të ngjajshme

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq, dyshohen se dëmtuan varrezat

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë...

Fejohet për herë të tretë djali i Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se djali...

25 vjet nga vdekja e Jashar Salihut

Janë bërë 25 vjet nga vdekja e Jashar Salihut,...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Nesër pritet të mbajë mot me intervale me diell. Sipas...

Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim

Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU “Prishtina”, që përfshin...

Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se taksa ndaj produkteve të Serbisë është kthyer në instrument të garës së brendshme politike.

Ai ka thënë se tash flitet poshtë e lartë kush humb e kush fiton vota nga loja me taksën, dhe kjo, sipas tij, përbën degradim.

Latifi ka deklaruar për “Epoka e re” se vendosja e taksës ndaj Serbisë ka qenë reagim i drejtë ndaj agresionit diplomatik që Serbia kishte ndërmarrë ndaj Kosovës.

Megjithatë, ai thotë se kjo nuk do të thotë të barrikadohemi në pozicionin që kemi marrë.

Latifi ka thënë se duhet kërkuar rrugëdalje për çdo situatë dhe, sipas tij, rrugëdaljet gjithmonë ekzistojnë.

Ai ka mohuar se Qeveria do të bjerë për shkak të taksës.

“Qëndrimi i kryetarit Veselit ka qenë dhe mbetet i qartë: Qeveria e Kosovës nuk do të bjerë për shkak të taksës”, ka thënë Latifi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz