Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka takuar Jeff Besoz, themeluesi dhe udhëheqësi i Amazon, njëherit edhe njeriu më i pasur në botë.
Çitaku u shpreh e lumtur për takimin përderisa premtoi se do të angazhoher që ta sjellë Bezos dhe fondacionin e tij në Kosovë.
Ajo postoi edhe një fotografi të këtij takimi.
“Kënaqësi e veçantë ta takoj sërish Jeff Bezos. Amerika është e veçantë, jo vetëm pse është fuqia më e madhe ushtarake në botë, por edhe sepse në të, njerëz me potencial inovativ si Bezos mund të fillojnë nga zero, pa asgjë. Pa hile. Dhe të ndërtojnë të ardhmen. Amazonin e dua, sepse librat i ka bërë cool sërish
U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njejtën darkë. Do të angazhohem që zotin Bezos dhe fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë.
Mbi të gjitha, pak ditë më parë, Bezos dha një shembull fantastik, duke denoncuar publikisht shantazhuesit e tij. Shembull që duhet ndjekur.
Amerika është e madhe!”, ka shkruar Çitaku në postimin e saj në Instagram.