back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaShqiptareNjihuni me Jozefinën, njërën nga femrat e rralla në Kosovë që ushtron...

Njihuni me Jozefinën, njërën nga femrat e rralla në Kosovë që ushtron profesionin e taksistes (Video)

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte...

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Padyshim që të gjithë ndonjëherë e kemi përdorur taksinë dhe gjithmonë pranë timonit janë djemtë dhe burrat. E, rrallë herë na ka ndodhur që në Kosovë të na vozisë një vajzë ose grua.

Ky profesion për gratë dhe vajzat cilësohet si i pazakontë në Kosovë, por është dikush që ka nisur të thyejë këtë tabu.

Jozefina Koliq është ndër taksiste e rralla në Kosovë, ajo në një intervistë për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini tregon për eksperiencat e saj në këtë profesion.

Ajo tregon se pasi kishte humbur vendin e punës në një institucion arsimor, dhe meqë profesioni i saj si fotografe nuk i jepte shanse të mbijetonte në Kosovë, vendosi të merret me taksi.

Jozefina çdo ditë punon si taksiste në Komunën  e Graçanicës, prej katër vitesh, përcjell Telegrafi.

Në fillimin e punës si taksiste ajo tregon se kishte pengesa nga kolegët meshkuj, pasi meqë kjo ishte një taksiste jo e zakonshme klientët shkonin te ajo.

“Megjithatë gjëja më e vështirë për mua, është kur klientët kërkojnë t’i presim në kundërshtim me rregullat”.

Jozefina thotë se kjo punë nuk është e vështirë për femra, madje femrat kanë edhe reflekse shumë të mira dhe janë të denja për të ushtruar këtë profesion./Telegrafi/

Njihuni me Jozefinën, njërën nga femrat e rralla në Kosovë që ushtron profesionin e taksistes (Video)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz