back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKundërshtohet përfshirja e Rusisë dhe e Kinës në dialog

Kundërshtohet përfshirja e Rusisë dhe e Kinës në dialog

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Mundësitë që shteti i Rusisë dhe ai i Kinës të përfshihen në dialogun mes Kosovës e Serbisë po konsiderohen si të papranueshme nga spektri politik në vend. Sipas tyre, populli i Kosovës mirëpret vetëm përfshirjen e SHBA-së në dialog

Deklaratat e udhëheqësit të Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviq, që në dialogun mes Kosovës e Serbisë duhet të përfshihen edhe Amerika, edhe Rusia dhe edhe Kina janë të papranueshme për spektrin politik në vend.

Deputetë të subjekteve politike në vend dhe njohës të procesit të dialogut me Serbinë kanë kundërshtuar përfshirjen e shtetit të Rusisë dhe shtetit të Kinës në dialogun mes Kosovës e Serbisë, derisa janë shprehur pro tashmë përfshirjes direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka thënë për “Zërin” se përveç Bashkimit Evropian dhe Amerikës asnjë shtet tjetër nuk duhet të diskutojë për përfshirjen në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se përfshirja e shteteve tjera në dialog do të jetë e papranueshme për Kosovën.

“Nuk ka nevojë asnjë palë tjetër të përfshihet në dialog përveç Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Palët tjera nuk do të duhej as të diskutonin për përfshirjen në dialog. Nuk e shoh të mundshme përfshirjen e këtyre shteteve, sepse është e panevojshme dhe për ne kjo është e papranueshme”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz