BallinaBotëJelekët e verdhë përmbysin makinën e policisë në Lyon

Jelekët e verdhë përmbysin makinën e policisë në Lyon

Të ngjajshme

La Liga, krejt sytë te derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos

Këtë javë luhet xhiroja e 30-të në La Liga,...

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka...

Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga...

Një makinë e policisë u sulmua papritur nga jelek-verdhët duke traumatizuar dhe frikësuar policët që ndodheshin në të.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Lyonit ku sipas raportimeve furgoni në të cilin ndodheshin dy policët u rrethua nga jelek-verdhët të cilët pastaj e përmbysën atë.

Në internet qarkulluan video të shumta të personave që qëllonin me mjete të forta dhe gurë barbarisht furgonin e policisë.

Policët të cilët u bllokuan dhe u qëlluan nga masat e jelek-verdhëve arritën të shpëtojnë pa pësuar lëndime.

Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner u shpreh në Twitter dhuna e përdorur ndaj policëve është e padurueshme, ndërsa zyrtarë të lartë të policisë u shprehën se mbështesin kolegët e tyre dhe se është hapur një hetim për incidentin.

Protestat filluan si një lëvizje kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe u shndërruan në një rebelim kundër politikave liberale ekonomike dhe sociale të presidentit francez Emmanuel Macron.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz