back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaKulturëSi u festua 11-vjetori i Pavarësisë në fshatin e kryeministrit Haradinaj

Si u festua 11-vjetori i Pavarësisë në fshatin e kryeministrit Haradinaj

Të ngjajshme

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...
- Advertisement -

Për 17 shkurt, tingujt e muzikës patriotike u dëgjuan në Gllogjan. Aty qytetarët e shumtë bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Ndërsa, atmosferë festive kishte edhe në qytetin e Pejës.

20 vjet më parë, këtu në Gllogjan të Deçanit, po luftonin Shkëlzen dhe Luan Haradinaj. E sot, janë pikërisht nipat e mbesat e tyre që kanë ardhur për t’i nderuar me homazhe.

Dëshmorët në Gllogjan në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i nderuan edhe qytetarë të shumtë.

Tek varrezat e dëshmorëve, nuk kishin si të mungonin as lotët.

E dikush që nuk e largon asnjëherë uniformen e UÇK-së, herët në mëngjes e kishte nisur udhëtimin e tij në qytetet e Kosovës.

Atmosfere e njëjtë festive ishte edhe në qytetin e Pejës.

Deklarata e Pavarësisë ishte ekspozuar për herë të parë në këtë qytet.

Kjo gjë e zgjoi kureshtjen e qytetarëve, të cilët edhe e mirëpriten këtë ide.

E flamujt e shtetit të Kosovës, kishin mbuluar sheshin kryesor të Pejës.

Për disa qytetarë, kjo ditë sjell gëzime ngjashëm me 17 shkurtin e 2008-es.

Por, për dikë, ky zbukurim i sheshit dhe aktivitetet e tjera në këtë qytet, nuk janë të mjaftueshme.

E 11 vjetorin e pavarësisë, po e shijonin më së shumti fëmijët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz