BallinaLajmeBlerta Deliu: Vështirë të thuhet se sivjet do të liberalizohen vizat

Blerta Deliu: Vështirë të thuhet se sivjet do të liberalizohen vizat

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk pritet që as sivjet të lëvizin lirshëm nëpër Evropë.

“Vendimi për vizat ka qenë vendim që nuk është pritur as ne si politikanë. Para 3 viteve jemi kthyer nga Strasburgu ku është potencuar nga europarlamentarë se Kosova meriton liberalizmin  vizave”.

“Tash momentumi politik nuk është në favorin tonë. Shumë vende kanë probleme të brendshme dhe BE është duke u përgatitur për zgjedhje”, ka thënë Kodra në Sytë Shtatë në Klan Kosova.

“Është vështirë të thuhet që këtë vit do të ketë liberalizim të vizave. Vitin e kaluar ka pas shumë deklarata. Po konsideroj se është vështirë të deklarohet nëse këtë vit do të liberalizohen vizat. Nuk besoj se mund të jemi në agjendë këtë vit”.

Në anën tjetër ajo duke folur për përfaqësimin e grave në politikë, ka thënë se situata qëndron mirë sa i përket Kuvendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz