BallinaLajmeNdërron jetë aktori që luajti rolin e Hitlerit

Ndërron jetë aktori që luajti rolin e Hitlerit

Të ngjajshme

A do ta shohim në Big Brother? Besnik Qaka zbulon të vërtetën

Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer në...

Kombëtarja e Turqisë arrin në Kosovë

Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur tashmë në...

Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj

Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të...

Bruno Ganz, i cili luajti rolin e Hitlerit, vdiq në moshën 77 vjeçare.

Bruno Granz, i cili  luajti rolin e Hitlerit në filmin e vitit 2004, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Aktori zviceran vdiq në shtëpi në Cyrih të premtën mbrëma, tha menaxhmenti i tij.

Ganz, ishte i njohur në kinema dhe teatër në gjuhën gjermane dhe gjithashtu kishte role në filma në gjuhën angleze, përfshirë “The Reader” dhe “The Manchurian Candidate”.

Roli i tij më i famshëm ishte ai i Adolf Hitlerit, filmi “Der Untergang”, tregonte historinë e ditëve të fundit të Hitlerit në bunkerin e tij në Berlin.

Në vitin 2005, aktori i tha gazetës “The Guardian” se ai kaloi katër muaj duke u përgatitur për rolin, duke studiuar të dhëna historike, përfshirë edhe një kasetë të fshehtë të Hitlerit dhe duke vëzhguar njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit, të cilën besohet se e kishte diktatori.

Ai kishte fituar çmimin “BBC Four World Cinema” dhe ishte i nominuar në “Academy Award” në kategorinë “Filmi më i mirë i Huaj”.

Ganz po vuante nga kanceri i zorrës së trashë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz