Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA’së, Milaim Zeka do të gjykohet edhe zyrtarisht për mashtrim me viza, transmeton Gazeta Metro.
Ndaj deputetit Zeka ka mbetur në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit, aktakuza parasheh mastrim, pastrim parash dhe shmangie në
Me këtë vendim gjykata e ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë që do të thotë se të akuzuarit në këtë rast do të vazhdojnë gjykimin.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër të pandehurve Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, për veprat penale mashtrimi, shmangia nga tatimi si dhe për veprën penale pastrimi i parave.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin si agjencion punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.
Gjithashtu, të pandehurit Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale pastrimi i parave lidhur me veprat penale mashtrimi dhe shmangia nga tatimi.