back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli takon krerët shtetërorë, diskutojnë për Platformën e Dialogut

Kadri Veseli takon krerët shtetërorë, diskutojnë për Platformën e Dialogut

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Makovc të Prishtinës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin...

Rubin: Organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, u pyet në...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim të përbashkët Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin.

Në këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të Dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz