BallinaLajmePjesëtari serb i FSK’së ishte rrahur nga familjari i viktimës 15 vjeçare

Pjesëtari serb i FSK’së ishte rrahur nga familjari i viktimës 15 vjeçare

Të ngjajshme

Probiotikët kundër infeksioneve intime

Probiotikët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në...

Mehmeti rikthehet te Shqipëria, historia përsëritet ndaj Polonisë

Pas një mungese prej tre vitesh, Anis Mehmeti rikthehet...

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për pjesëtarin serb të FSK’së që dyshohet se keqpërdori seksualisht një vajzë 15-vjeçare.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Kllokot dhe të dy i takojnë nacionalitetit serb. Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari është zënë në flagrancë nga familjarët e viktimës me ç’rast është sulmuar fizikisht dhe i është dëmtuar vetura.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kllokot 07.02.2019 – 19:30. Pas hetimeve të zhvilluara nga Policia  është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, i  cili në veturën e tije me tabela vendore, kishte keqpërdorur seksualisht  viktimën moshë e mitur  femër K/serbe. I dyshuari është takuar në flagrancë nga familjarët e viktimës me ç’rast është sulmuar fizikisht dhe i është dëmtuar vetura.  I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. Sulmi fizik dhe dëmtimi i veturës , është raportuar dhe proceduar me datë, 07.02.2019.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj të dyshuarit me inicialet M.SH për veprën penale “keqpërdorim seksual ndaj të miturës 15-vjeçare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz