Adelina ka reaguar kur Sylejman Selimi ka folur për Ibrahim Rugovën në ‘Pressing’ të T7.
Sylejman Selimi ka dhënë intervistën e tij të parë pas lirimit, në emisionin ‘Pressing’ në T7.
Edhe këngëtarja Adelina Ismajli ka shikuar emisionin, ku ndër të tjera Selimi ka folur edhe për Ibrahim Rugovën, shkruan Gazeta Express.
I pyetur për Rugovën, Selimi ka thënë se “edhe në atë kohë kanë mbajtur fotografitë e tij në mur”.
Ndërsa kjo gjë i ka pëlqyer edhe Adelinës, e cila ka postuar në Instastory pjesën nga emisioni dhe ka shkruar titullin e këngës së saj, ‘Ushtrinë time do ta bëj’, këngë kjo ku Adelina i këndon Ibrahim Rugovës.