BallinaLajmeKadri Veseli: Askujt nuk do t’i ulet paga, që nga sot ka...

Kadri Veseli: Askujt nuk do t’i ulet paga, që nga sot ka vetëm rritje

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar sot votimin e Ligjit për Paga në sektorin publik.

I pari i PDK-së ka thënë se askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese dhe se do të ketë vetëm rritje.

 

 

“Sot, bashkë me Ligjin e Buxhetit, po miratojmë edhe Ligjin e Pagave për sektorin publik në shtetin tonë. Me këtë ligj, po i japim fund arbitraritetit dhe anarkisë që kanë mbizotëruar në këtë fushë për pothuajse 20 vjet. Pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik.

Kemi bërë një ligj të standardeve më të mira, duke respektuar meritat e secilës kategori që paguhet nga buxheti i shtetit. Askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese. Ligji parasheh vetëm rritje.

Tani, fokusi do të jetë në sektorin privat, për rritjen e prodhimit vendor dhe nxitjen e ndërmarrësisë të hapë vende të reja pune dhe me paga më të larta” shkruan Veseli në Facebook./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz