back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeIsmaili i kënaqur me ligjin për pagat, thotë së stafi mjekësor nuk...

Ismaili i kënaqur me ligjin për pagat, thotë së stafi mjekësor nuk ka nevojë financiare të ikë jashtë Kosovës

Të ngjajshme

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...

Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës. Lidhur me rastin...

Armand Duka i pranishëm në ceremoninë e Lauratëve të Vitit 2025 nga Federata e Futbollit të Kosovës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është...
- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka folur për projektligjin për pagat, duke konsideruar se vendimi për rritjen e pagave për stafin mjekësor ka qenë i duhur.

Sipas tij, ky ligj do të ndikojë që stafi mjekësor të mos e lëshoj Kosovën, por edhe të rritet produktiviteti brenda qendrave mjekësore në Kosovë.

 

 

“Ky ligj parasheh për të gjithë sektorin e shëndetësisë, për infermierët, mjeket dhe të gjitha kategoritë si asnjëherë më parë.

Kjo mund të quhet edhe si pagat më të larta në rajon, duke bërë një sistem më të qëndrueshëm mjekësor. Duke i krijuar kushte mjekëve për të mos ikur nga Kosova e punuar jashtë.

Fokusi kryesor do të jetë vetëm qytetari, duke ditur që kërkesa e madhe e mjekëve dhe infermierëve është përmbushur.”

Sipas, Ismailit kërkesat në përgjithësi të stafit mjekësor janë plotësuar por ato individuale nuk mund të plotësohet, duke iu referuar grevës së kirurgëve.

“Unë kam pasur takime me të gjithë dhe për mu një grup i kirurgëve, është dashur të trajtohen në mënyrë të barabartë pasi që ka një ngecje të madhe ndaj tyre. Kërkesa e madhe e të gjithë mjekëve është plotësu por kërkesat individuale nuk mundem me u plotësua” ka përfunduar Ismaili./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz