back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeMilazim Krasniqi i reagon Flaka Surroit për Halil Kastratin

Milazim Krasniqi i reagon Flaka Surroit për Halil Kastratin

Të ngjajshme

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në...

Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë. Siç...
- Advertisement -

Publicisti dhe shkrimtari i njohur Milazim Krasniqi është përfshirë në debatin e ngjallur së fundmi në vend rreth humanitetit të Halil Kastratit, i cili u bë i njohur për ndihmën që u dha qindra familjeve kosovare.

Deklarata e Krasniqit ka ardhur si reagimi i Flaka Surroit e cila kritikoi Kastratin për “humanizëm fals”.

“Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp. Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë. Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë” ka shkruar Surroi.

Por Krasniqi ka thënë se për ta kuptuar veprën e Halil Kastratit, dhe ndihmën ndaj skamnorëve, duhet të jesh në lëkurën e familjeve që nuk kanë pasur kulm mbi krye e që janë bërë me shtëpi, shkruan GazetaBlic.

Krasniqi ka shtuar se e pakta që duhet ta bëjë një njeri para se të kritikoi “Jetimat e Ballkanit” është që të shkosh me ta në ndonjë nga ato familje, kur u kumtohet se do të bëhen me shtëpi dhe kur shtëpia u dhurohet, e të kuptosh se si mjerimi zëvendësohet me gëzim, vuajtja me shpresë.

Reagimi i plotë i Krasniqit

Duhet të jesh në lëkurën e familjeve që nuk kanë pasur kulm mbi krye e që janë bërë me shtëpi, për ta kuptuar vlerën e angazhimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të Halil Kastratit personalisht. E pakta, duhet të shkosh me ta në ndonjë nga ato familje, kur u kumtohet se do të bëhen me shtëpi dhe kur shtëpia u dhurohet, e të kuptosh se si mjerimi zëvendësohet me gëzim, vuajtja me shpresë. Përtej kësaj, ka veç kundërthënie logjike e hipokrizi. Pse? Sepse ata që kërkojnë transparencë në të gjitha rastet e tjera, këtu kërkojnë mungesë transparence. E dyta, ka njerëz që shesin moral në publik, ndërsa tregojnë mungesë dhembsurie ndaj njerëzve që vuajnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz